Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot mund të vazhdojë karrierën në Premier League.
Dy klube angleze kanë kërkuar informacion për francezin 27-vjeçar, sipas gazetarit Nicolo Schira.
Sipas burimit, klubi torinez është gati të shqyrtojë opsionin e shitjes së Rabiot, kontrata e të cilit është deri në qershor 2023. /albeu.com/