Qëndrimi i çuditshëm i lojtarëve të Koresë së Jugut para goditjes së dënimit që solli pastaj një gol spektakolar

Futbollistët e Koresë së Jugut lanë botën e futbollit të mahnitur në ndeshjen kundër Malajzisë në Kupën e Kombeve të Azisë, e cila përfundoi 3-3.

Në minutën e 83-të të ndeshjes u akordua një goditje dënimi për koreanët dhe futbollisti i PSG-së, Kang-In Lee mori topin dhe shënoi një gol të mrekullueshëm.

Ajo që i parapriu golit ishte reagimi i çuditshëm i bashkëlojtarëve të tij të cilët qëndruan ulur përballë “murit të gjallë” të kombëtares së Malajzisë dhe demonstruan një teknikë të paprecedentë të goditjes së lirë.

Edhe pse reagimi i tyre është i paqartë për tifozët e sportit më të rëndësishëm në botë, ai ishte shumë efektiv pasi shënuan një gol fenomenal.

Meqë ra fjala, ndeshja ndërmjet Koresë së Jugut dhe Malajzisë përfundoi në një barazim befasues dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-3.

Golashënuesit për Korenë e Jugut ishin Jeong Woo-Yeong, Kang-In Lee dhe Son Heung-min./Telegrafi/


Shtuar 25.01.2024 19:10