Publikohet formacioni i javës në Champions, dominojnë Reali e Bayerni (FOTO LAJM)

Gjatë kësaj jave në Ligën e Kampionëve janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale.

Ndeshjet e dyta çerekfinale në Ligën e Kampionëve janë zhvilluar gjatë ditës së martë dhe të mërkurë.

Liverpool dhe Real Madrid u ndanë me barazim në stadiumin “Anfield” dhe kësisoj Los Blancos arriti kualifikimin në gjysëmfinale.

Porto fitoi kundër Chelseas me rezultat 1-0, mirëpo Blutë arritën të kualifikoheshin pasi kishin shënuar 2 herë në Portugali.

Manchester City fitoi me rezultat të njëjtë sikurse ndeshja e parë, 2-1, për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Edhe PSG humbi minimalisht ndaj Bayern Munich, por për shkak të golave të shënuar si mysafir, u kualifikua tutje.

Më poshtë edhe formacioni me lojtarët më të mirë sipas WhoScored:


Shtuar 15.04.2021 11:47