Ndeshja mes Bodo/Glimt dhe Roma përfundoj me një fitore surprizuese për ekipin vendas, por ishte ajo çka ndodhi në përfundim të ndeshjes që mori vëmendjen e mediave.
Në dhomat e zhveshjes menjëherë pas përfundimit të sfidës shpërtheu një përleshje e ashpër mes stafeve të skuadrave me protagonist trajnerin e Bodo/Glimt, Knutsen dhe trajnerin e portierëve te Roma, Santos.
Pamjet filmike të marra nga kamerat e vendosura në dhomat e zhveshjes tregojnë të vërtetën mbi atë që ndodhi, pas versioneve të ndryshme të ngjarjes që treguan dy klubet.