Bodo/Glimt turpëron sërish Romën në Conference League (VIDEO)

Nuk është një humbje turpëruese 6-1 si ajo në fazën e grupeve por një disfatë ndryshe 2-1. Humbja mbetet humbje dhe Roma e pëson sërish në ndeshjen e parë çerekfinale të Conference League ndaj Bodo/Glimt që janë kthyer në një makth për Mourinhon këtë sezon.

Me Kumbullën titullar si në atë ndeshje të parë të humbur thellë, verdhekuqtë janë më solidë dhe kalojnë të parët në avantazh me Pellegrini në 43’.

Në pjesën e dytë vjen dhe reagimi i vendasve që fillimisht falë gafës së portierit Rui Patricio barazojnë me Wembagono në 56’. Kanë më shumë dëshirë vendasit dhe ne fund pak para finales gjejnë dhe golin e përmbysjes me Vetlesen që i jep fitoren 2-1 Bodos.

Gjithsesi kualifikimi mbetet i hapur ndërsa në dy ndeshjet e tjera Marseille mundi 2-1 PAOK dhe Leicester barazoi 0-0 me PSV.


Shtuar 7.04.2022 23:33