Publikohen formacionet zyrtare, shikoni rreshtimet në Skënderbeu-Tirana

Luhet duke filluar nga ora 13:00, ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë të marrin me çdo kusht fitoren, pasi vetëm ajo iu bën punë për objektivat që kanë.

Korçarët luajnë për të mbajtur gjallë shpresën e shpëtimit, ku me një fitore ndaj bardhebluve Skënderbeu do të rriste presionin ndaj Bylisit të vendit të tetë. Ndërsa Tirana kërkon fitoren për të mos e lënë ashensorin në ngjitje, ku si fillim kërkohet sigurimi i biletës për në Europë, ndërsa mrekullia do të ishte mbrojtja e titullit.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Viktor, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Torasa, Seferi. Trajner: Orges Shehi


Shtuar 10.04.2021 12:29