PSG shpartallon Lyonin dhe fiton derbin e Francës

Paris Saint-Germain e ka fituar derbin francez përballë Lyonit në kuadër të javës së 30-të në Ligue 1 me rezultat 4-1.

Pas vetëm tre minutash lojë, Nemanja Matic realizoi auto-gol.

Vetëm tre minuta kaluan dhe PSG realizoi edhe të dytin tani përmes Berlados, që u asistua prej Bradley Barcolas.

Për 3-0 u përkujdes Goncalo Ramos, që u asistua prej Achraf Hakimit në minutën e 32-të.

Pesë minuta më vonë, Lyoni u kundërpërgjigj me golin e Numah, por që kaq ishte kapaciteti i tyre.

Ramos e realizoi edhe golin e dytë persona dhe të katërtin për PSG-në, ndërsa u ndihmua prej Marco Asensios.

Pjesa e dytë ishte shumë e varfër për nga numri i golave, ndonëse rastet nga të dyja anët nuk munguan.

Pas javës së 30-të, PSG vazhdon të jetë lidere me 66 pikë, ndërsa Lyoni ka 41 sosh dhe gjendet në vendin e tetë.


Shtuar 21.04.2024 22:55

Tags: , ,