PSG refuzon mbi 100 milionë euro nga Liverpooli për Barcolan dhe kërkon rreth 170 milionë

Përpjekja e Liverpoolit për të siguruar shërbimet e Bradley Barcolas ka hasur në pengesën e parë, pasi Paris Saint-Germaini nuk e ka pranuar ofertën e klubit anglez për sulmuesin francez.

Të lidhura

None found

Foot Mercato raporton se “The Reds” kanë propozuar më shumë se 100 milionë euro për 23-vjeçarin. Megjithatë, kampionët e Francës nuk janë të gatshëm të ndahen lehtë me një nga futbollistët kryesorë të skuadrës dhe thuhet se e vlerësojnë kartonin e tij në rreth 170 milionë euro.

Pavarësisht refuzimit fillestar, bisedimet ndërmjet dy klubeve kanë nisur, duke lënë të hapur mundësinë që marrëveshja të bëhet një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere.

Barcola është objektivi kryesor i Liverpoolit për përforcimin e repartit ofensiv, në një periudhë kur klubi po planifikon ndryshime të mëdha në sulm.

Gazetari Fabrizio Romano ka bërë të ditur se kontaktet zyrtare mes Liverpoolit dhe PSG-së nisën të hënën. Drejtuesit e klubit nga “Anfield”, megjithëse morën përgjigje negative për propozimin e parë, besojnë se oferta mund të hapë rrugën për vazhdimin e negociatave.

Edhe vetë Barcola raportohet se e mirëpret mundësinë e kalimit në “Anfield”. Përfaqësuesit e tij kanë biseduar tashmë me klubin anglez, ndërsa futbollisti besohet se kërkon të ketë një rol më të madh. Gjatë dy sezoneve të fundit, ai është aktivizuar shpesh nga stoli në ndeshjet më të rëndësishme të PSG-së.

Spekulimet janë shtuar më tej pasi Barcola ka refuzuar propozimin e PSG-së për zgjatjen e kontratës, ndonëse marrëveshja që ka aktualisht mbetet në fuqi deri në verën e vitit 2028.

Francezi vjen pas një sezoni të shkëlqyer me PSG-në, ku regjistroi 13 gola dhe shtatë asistime në 49 paraqitje. Ai la gjurmë edhe në Kupën e Botës 2026, duke realizuar tre gola dhe duke dhënë një asist për Francën, çka përforcoi reputacionin e tij si një prej talenteve më premtuese në futbollin evropian.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş