PSG me ofertë të re për Mbappen

Paris Saint-Germain po synon ta bindë yllin Kylian Mbappe të vazhdojë kontratën.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë përgatitur një ofertë të re për Mbappen.

Krerët e klubit parisienë po shpresojnë ta bindin sulmuesin të mbetet pjesë e klubit.

Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në qershor të këtij viti. Mbappe do të mund të largohet si futbollist i lirë.

Interesim të vazhdueshëm për yllin francez ka shprehur Real Madridi.


Shtuar 16.01.2022 08:21

Tags: ,