Paris Saint-Germain po synon ta bindë yllin Kylian Mbappe të vazhdojë kontratën.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë përgatitur një ofertë të re për Mbappen.
Krerët e klubit parisienë po shpresojnë ta bindin sulmuesin të mbetet pjesë e klubit.
Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në qershor të këtij viti. Mbappe do të mund të largohet si futbollist i lirë.
Interesim të vazhdueshëm për yllin francez ka shprehur Real Madridi.