PSG – Manchester City, ndeshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit

PSG dhe Man City do të përballen sonte në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së grupeve në Champions League. Kjo përballja e sotme është ndeshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit në botë, pasi dihet që këto klube kanë dy nga presidentët më të pasur, e rrjedhimisht sot kanë ndërtuar formacione me vlera të “çmendura”.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, skuadra e Manchester City vlen 1 miliard euro, 1.005 miliard për të qenë të saktë, ndërsa PSG arrin në 997.25 milionë euro.

Nëse të dyja palët vënë vlerën e tyre së bashku, ato tejkalojnë një total prej 2 miliardë eurosh, kështu që mund të thuash se kjo është ndeshja më e shtrenjtë e futbollit në botë.

Blerja më e shtrenjtë e verës

Ndërsa të dy klubet janë vënë pas trofeut të parë të Ligës së Kampionëve në historitë e tyre përkatëse, të dy skuadrat kanë investuar shumë këtë verë në talente të reja.

Sidoqoftë, është Manchester City që ka bërë nënshkrimin më të shtrenjtë të verës, Jack Grealish.

25-vjeçari i kushtoi klubit anglez 117.5 milionë euro nga Aston Villa, dhe nënshkroi një marrëveshje gjashtëvjeçare.

Afati kalimtar i verës i PSG-së nuk ka qenë asgjë më pak se i jashtëzakonshëm, me emra si Achraf Hakimi, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma, Georginio Wijnaldum që të gjithë u bashkuan me klubin francez, për të mos përmendur fituesin e gjashtëfishtë të “Topit të Artë”, Lionel Messin.


Shtuar 28.09.2021 15:31