PSG-ja tronditet sërish para Barcelonës, Luis Enrike humbet një tjetër yll pas Dembelesë dhe Doue

Kviça Kvaratskhelia, nuk do të luajë nesër kundër Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Kampioneve.

Asi gjeorgjian, i dëmtuar të shtunën kundër Auxerre, nuk është i disponueshëm dhe nuk është përfshirë në listën e skuadrës të shpallur nga trajneri Luis Enrike.

Çfarë ndodhi?

Kvaratskhelia u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes kundër Auxerre, pasi u godit në pjesën e sipërme të kofshës nga Senaya (i cili mori një karton të verdhë).

Bradli Barkola, hyri në fushë në vend të tij dhe gjeorgjiani doli nga fusha duke çaluar. Kvara kishte pësuar tashmë një dëmtim kundër Lens në mesin e shtatorit, por u rikuperua kundër Marsejës.

PSG-së është pa Kvarën, por do të jetë në gjendje të mbështetet te Vitinja, i cili gjithashtu u lëndua në ndeshjen e fundit të Ligue 1, por është rikuperuar dhe është i disponueshëm për ndeshjen kundër katalanasve.

Zhoao Neves është rikthyer në skuadër, pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit të ligës. Ousmane Dembele dhe Desire Doue do të mungojnë siç pritej, të dy janë ende duke u përballur me lëndime.

 


Shtuar 30.09.2025 12:35