PSG do të insistojë për Lamine Yamal, talenti i Barcelonës shihet si pasues i Mbappes

Klubi francez, Paris Saint-Germain vazhdon ta ketë objektiv të madh talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, i cili shihet si zëvendësuesi i përkryer i Kylian Mbappe.

Sipas gazetës Le Parisien, PSG ëndërron për transferimin e 16-vjeçarit mrekullibërës që po shkëlqen te Barcelona.

Dominique Severac ka publikuar një shkrim ku thuhet se “për të përforcuar vijën e sulmit sezonin e ardhshëm, i dobësuar nga largimi i Kylian Mbappe, klubi parisian dëshiron të nënshkruajë me lojtarin 16-vjeçar, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026”.

Drejtimi sportiv i PSG-së, i përfaqësuar nga Luis Campos, ka si prioritet lojtarin e Lamine Yamal në listën e përforcimeve.

Barcelona tashmë ka refuzuar një ofertë prej 200 milionësh nga PSG.

Më 9 mars, gazeta Marca njoftoi se Barcelona tashmë kishte refuzuar një ofertë prej 200 milionësh për Lamine Yamal nga PSG.

Luis F. Rojo raportoi se Barcelona tashmë e di për interesin e PSG-së për Lamine Yamal dhe shumën që ata do të ishin të gatshëm të paguanin për të.

PSG po bën para dhe në Barcelonë i referohen klauzolës prej 1 miliard euro.

PSG-ja e Nasser Al-Khelaifi po fiton para falë largimeve të Neymar, Lionel Messi, Marco Verratti, Sergio Ramos dhe largimit të afërt të Kylian Mbappe (futbollisti më i paguar në Evropë me një pagë vjetore prej 72 milionë).

Për momentin, Barcelona i referohet klauzolës së largimit prej 1 miliard eurosh në kontratën e Lamine Yamal me Barçën.

Vera e këtij viti pritet të jetë përsëri e nxehtë në aksin Barcelonë-Paris. /Telegrafi/


Shtuar 24.04.2024 15:23