Pse Memphis nuk dëshiron që ta quajmë Depay?

Nënshkrimi i ri nga Barcelona, quhet Memphis Depay, por sulmuesi dëshiron të jetë i njohur vetëm me emrin e tij dhe refuzon ta quajnë me mbiemër, siç bëjnë zakonisht. Arsyeja: ai nuk dëshiron të jetë i lidhur me babanë e tij, Dennis Depay.

Sulmuesi holandez 27-vjeçar është djali i një babai ganez dhe i një nëne holandeze. Ylli i Holandës u braktis nga babai i tij kur ai ishte vetëm katër vjeç, gjë që shkaktoi pakënaqësi dhe armiqësi të madhe te ai: Memphisi nuk dëshiron të mbajë mbiemrin e dikujt që e ka lënë. “Nuk do ta fal kurrë”, kishte komentuar ai disa herë, sa herë që është folur për babin e tij.

“Mos më thirrni Depay, më thirrni Memphis “, kishte thënë lojtari para gazetarëve.

Futbollisti nuk i pëlq

en të flasë shumë për të kaluarën e tij, por nuk ka hezituar të flas për inatin ndaj babait të tij, sepse e ka braktisur atë dhe nënën e tij, Cora Schensema.

“Jo, nuk dua të shpjegoj se çfarë ndodhi saktësisht në shtëpi, sepse nuk dua t’i bëj njerëzit të ndihen keq. Do të vazhdojë kështu, sepse unë tashmë kam kthyer faqen”, u përgjigj ai disa vite më parë në një intervistë për BBC .

Vendimi i tij është i prerë. Ai këtë vendim e mori shumë më parë dhe nuk harron vuajtjet që babai i tij i shkaktoi atij dhe nënës së tij.

Dennis Depay i la ata për të krijuar një familje me dikë tjetër.

Memphis tani do të veshë fanellën e Barcelonës. “Ai është përpjekur të më kontaktojë disa herë, por situata është e pandreqshme. Unë nuk kam asnjë lidhje me të, ose me familjen e tij, dhe kështu do të vazhdojë të jetë”, kishte deklaruar lojtari.

Shtuar 20.06.2021 08:59