Protokolli para ndeshjes u përshtat për arsye fetare: pse flamuri i Arabisë Saudite nuk u shtri në fushë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, të martën, Arabia Saudite dhe Uruguai zhvilluan ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës në Florida, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Përveç asaj që ndodhi në fushë, vëmendje tërhoqi edhe ceremonia para nisjes së takimit, pasi FIFA u detyrua të modifikonte protokollin e zakonshëm që lidhet me flamujt kombëtarë.

Të lidhura

None found

Në këtë edicion të Kupës së Botës, zakonisht para ndeshjes organizatori vendos në fushë flamuj të mëdhenj të të dy përfaqësueseve, por kësaj here një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në vend të kësaj, flamujt e Arabisë Saudite dhe të Uruguait u mbajtën lart nga rojet, pa u lejuar të preknin tokën, pas kërkesës së delegacionit saudit.

Shkaku lidhet me një rregull strikt në Arabinë Saudite, sipas të cilit Shahada, deklarata islamike e besimit që gjendet në flamurin kombëtar, nuk duhet të prekë tokën.

Si pasojë, FIFA e ndryshoi procedurën standarde për të respektuar këtë kërkesë gjatë ceremonisë para ndeshjes, ndaj rojet mbajtën flamurin saudit në ajër. Natyrisht, për të mos krijuar dallim, e njëjta mënyrë u aplikua edhe për flamurin e Uruguait.

Sa i përket ndeshjes, në barazimin mes këtyre dy skuadrave shënuan Abdulelah Al Amri dhe Maximiliano Araujo.


MariobetMariobetmeritbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetcasibomjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetbetyapjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibombetsmovejojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet giriş