Sër Jim Ratcliffe ka bërë me dije se është i gatshëm për të shitur klubin francez të Nice.
Ai mori ekipin në fjalë në 2019-ën nëpërmjet kompanisë së tij “Ineos”.
Ky operacion miliarderi britanik i kushtoi gati 85 milionë stërlina, por kurrë nuk fitoi zemrën e tifozëve, të cilët kishin pritshmëri të larta duke parë potencialin e madh ekonomik të Sër Jim Ratcliffe.
Ky i fundit tani kërkon që të përqëndrohet në atë çfarë ndodh në “Old Trafford” dhe e shikon Nice-n si një shpërqëndrim dhe për këtë arsye ka vendosur që ta shesë për rreth 213 milionë stërlina.