Robert Lewandowski, vazhdon të jetë në objektivat e Real Madrid.
Los Blancos konsiderojnë polakun si alternativë në rast se dështojnë të sigurojnë Erling Haaland.
Mbretërit janë duke i bërë planet e tyre për shënjestrat kryesore të Florentino Perezit për sezonin e ardhshëm.
Në krye të listës së projektit të ri “Galactico” qëndrojnë emrat, si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Paul Pogba e Robert Lewandowski.
Dyshimi i bordit të Realit ka të bëjë me Haaland dhe Lewandowski. Është e qartë se vetëm njëri do të jetë shënjestër e klubit madrilen, derisa preferohet norvegjezi 22 vjeçar.
Por, nëse nuk transferohet ylli i Dortmundit, atëherë polaku 32 vjeçar është opsion, duke qenë se në verën e ardhshme do të jetë situatë ndryshe për të dhe kontrata e tij me Bayernin është valide deri në vitin 2023. /albeu.com/