Problemet ekonomike, Barcelona merr frymë

Sipas asaj që u zbulua nga programi “El Curibito”, një kompani në Dubai është shprehur e gatshme të ndihmojë Barcelonën, duke ofruar 1.500 miliard euro, të cilat do të mbulonin borxhin bruto të klubit katalanas.

Problemet financiare të Barcelonës nuk janë sekret. Katalanasit kanë një borxhe me vlerën e 1.3 miliardë eurove, që çoi në vendime drastike, të tilla si lamtumira e Lionel Messit dhe rinegocimi për uljen e pagave të senatorëve.

Kështu, katalanasit mund të marrin frymë lirshëm, pas vendimit për të mos i shitur të drejtat televizive fondit CVC.


Shtuar 28.09.2021 17:37