Pasi Inter Miami zhvilloi dy ndeshje miqësore në Arabinë Saudite në kuadër të turneut ndërkombëtar, ndalesa e tyre e radhës ishte në Azi aty ku shumë tifozë me entuziazëm të madh pritën Lionel Messin.
Teksa pësuan humbje në dy miqësoret në Lindjen e Mesme ndaj Al-Hilalit dhe Al-Nassr, Inter Miami vazhdoi turneun e tyre parasezonal në Azi, më saktëisht në Hong Kong.
Ajo që mori më së shumti vëmendjen ishte pritja e jashtëzakonshme që iu bë Messit gjatë seancës stërvitore, ku u tha se mbi 40 mijë njerëz janë mbledhur në stadiumin kombëtar të vendit, vetëm për të parë yllin argjentinas teksa stërvitjes.
I tërë stadiumi po brohoriste emrin e tij dhe ishte mbushur me fanella të shumta të Messit nga Inter Miami dhe kombëtarja e Argjentinës.
Inter Miami do të përballet me Hong Kongun sot (e diel) ku pritet që edhe gjatë ndeshjes të mbizotërojë euforia dhe entuziazmi i krijuar ndaj Messit./Telegrafi/
How Messi is welcomed in HONG KONG
The entire Hong Kong stadium filled to the brim with more than 100,000 people waiting outside
A GOAT'S WELCOME?❤️pic.twitter.com/mWhDW4vh6J
— Lawal??? (@tndlawal) February 3, 2024