Me shortin e Nations League që u hodh javën e kaluar, Shqipëria tani fokusohet e tëra në përgatitjet për Euro 2024. Stafi teknik do të intensifikojë punët për të studiuar nga afër lojtarët për të bërë më pas përzgjedhjen finale me 23 prej tyre.
Do të luhen të paktën 5 miqësore deri në nisjen e Europianit dhe 3 prej tyre zhvillohen në muajin mars. FSHF ka zyrtarizuar miqësoren e parë e cila do të jetë me Suedinë më 25 mars në Stokholm, por kjo do të jetë e dyta për nga rradhitja.
Testi i parë miqësor për Sylvinhon dhe kuqezinjtë do të jetë më 21 mars dhe kundërshtari do të jetë Kili. Ndeshja do të zhvillohet në fushë asnjëanëse, kërkesë e stafit teknik, dhe do të luhet në Bologna. Pritet vetëm zyrtarizimi nga FSHF dhe Federata e Kilit për të finalizuar miqësoren. /newsport.al/