Prishtina triumfon 4-0 ndaj Llapit, Diatta shënon dy herë

Prishtina ka regjistruar një fitore të thellë 4-0 përballë Llapit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Skuadra kryeqytetase e zhbllokoi shumë shpejt takimin. Në minutën e dytë, Assane Diatta përfitoi dhe shënoi golin e avantazhit, duke e vendosur Prishtinën në epërsi prej 1-0.

Edhe pas golit të parë, Prishtina mbajti kontrollin e lojës dhe në pjesën e dytë arriti ta rrisë diferencën. Albin Krasniqi realizoi në minutën e 63-të me një goditje spektakolare nga distanca, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Vetëm tetë minuta pas golit të Krasniqit, Diatta gjeti sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi u përball i vetëm me portierin e Llapit dhe e mposhti atë pa vështirësi, duke shënuar golin e tij të dytë personal për rezultatin 3-0.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Arijanit Fazlija në minutën e 84-t. Futbollisti, i cili iu bashkua Prishtinës gjatë kësaj vere, shënoi një tjetër gol të bukur nga distanca në debutimin e tij me fanellën kryeqytetase.

Pas këtij triumfi, Prishtina ka grumbulluar gjashtë pikë në dy ndeshje, ndërsa ka ende për të zhvilluar takimin ndaj Dritës, i cili ishte shtyrë.

Llapi, ndërkohë, vijon të mbetet pa pikë pas tri ndeshjeve të luajtura. Skuadra nga Podujeva i ka humbur të treja ndeshjet e zhvilluara deri tani.


Shtuar 30.08.2026 20:58

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabet