Prishtina prezanton Assane Diattan si përforcimin e radhës

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e Assane Diattas, i cili bëhet një tjetër përforcim i skuadrës kryeqytetase për sezonin e ri.

Të lidhura

None found

Futbollisti i ri i bardhekaltërve i është bashkuar menjëherë grupit në Bolu të Turqisë, vendi ku ekipi po zhvillon përgatitjet nën mbikëqyrjen e stafit teknik. Prishtina synon të arrijë formën optimale për ndeshjet e kampionatit dhe sfidat në garat evropiane.

Diatta transferohet nga Malisheva, pas një edicioni të suksesshëm me këtë skuadër. Në 31 paraqitje në Superligën e Kosovës dhe Kupën e Kosovës, ai shënoi 11 gola dhe regjistroi shtatë asistime.

Falë cilësive në sulm, shpejtësisë dhe aftësisë për të shënuar apo krijuar mundësi për bashkëlojtarët, ai pritet të ketë rol të rëndësishëm te Prishtina gjatë sezonit 2026/27.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

Edhe një emër i ri i bashkohet bardhekaltërve. Assane Diatta është përforcimi më i ri i Prishtinës, duke iu bashkuar ekipit në Bolu, aty ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.

Diatta vjen pas një sezoni mjaft të mirë, në të cilin regjistroi 11 gola dhe 7 asistime në 31 paraqitje në kampionat dhe Kupën e Kosovës te skuadra e Malishevës.

Me karakteristikat e tij sulmuese, shpejtësinë dhe aftësinë për të krijuar rrezik në repartin ofensiv, Diatta pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në edicionin e ri.

Mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, Assane!


MatbetEsenyurt Escortromabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet