Një tjetër takim mes Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) dhe Komitetit Organizativ të Kosovës pritet t’i paraprijë mbledhjes së 19 dhjetorit, në të cilën do të shqyrtohet gjendja e organizimit të Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’.
Sipas burimeve që kanë konfirmuar informacionin për KosovaPress-in, palët pritet të mblidhen në Athinë të Greqisë gjatë ditëve të ardhshme. Në qendër të bisedimeve do të jenë çështjet kryesore që lidhen me ecurinë aktuale të përgatitjeve për këtë ngjarje të madhe sportive.
None found
ICMG e ka përcaktuar 19 dhjetorin për një shqyrtim të mëtejshëm të situatës. Kjo mbledhje mund të përcaktojë nëse Lojërat Mesdhetare do të organizohen në Kosovë.
Në këtë fazë vendimtare për të ardhmen e Lojërave Mesdhetare, projekti ‘Prishtina 2030’ përballet me një sërë vështirësish. Mes tyre janë vonesat në përmbushjen e detyrimeve financiare dhe të garancive që kanë kërkuar organizatorët.
Përballë këtyre sfidave, takimi i pritshëm ofron një mundësi shtesë që palët të trajtojnë problemet e grumbulluara dhe të shqyrtojnë veprimet e mundshme përpara mbledhjes së 19 dhjetorit.
Një raport mbi lirinë e shprehjes në praktikën gjyqësore identifikon 171 vendime me të paktën një nivel rreziku nga paditë…
Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra përmes një procedure impeachment dhe është vendosur në arrest shtëpie, pas…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Administrata amerikane duket e përçarë lidhur me vijimin e konfliktit me Iranin. Zëvendëspresidenti JD Vance po ushtron presion për t'i…
Studentët do të zhvillojnë sot protestë kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë refuzojnë dialogun me kryeministrin,…
Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina”, një pjesë e Rrugës B do të jetë i…