Procesi i përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 ka hyrë në një fazë të re pas shqetësimeve të shprehura nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) lidhur me veprimet e nevojshme për organizimin e ngjarjes.
None found
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se sot është zhvilluar një takim urgjent mes ministrit të Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dhe përfaqësuesve drejtues të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Në takim janë trajtuar situata e krijuar dhe hapat që duhen ndjekur.
Sipas të njëjtave burime, është vendosur që Qeveria e Kosovës t’i dërgojë ICMG-së përgjigjen e saj deri nesër, të mërkurën, për vërejtjet rreth përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
Zhvillimet pasojnë publikimin nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të një letre të ICMG-së. Në dokumentin e bërë publik pasqyrohen shqetësimet e institucionit ndërkombëtar për përmbushjen e hapave të kërkuar dhe të detyrimeve financiare që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Më 19 dhjetor, ICMG-ja pritet të zhvillojë takimin e radhës, ku do të diskutohet në mënyrë të posaçme e ardhmja e Lojërave Mesdhetare në Kosovë. Kështu, përgjigjja e Qeverisë dhe veprimet që do të pasojnë do të jenë ndër çështjet kryesore përpara këtij takimi, ku do të vlerësohet ecuria e përgatitjeve për Prishtina 2030.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian për vitin 2026 paraqet një pasqyrë…
Qeveria planifikon të hapë një pikë tjetër kufitare me Kosovën, përmes së cilës do të kalojnë kamionë me qymyr të…
Harry Kane ka folur për mundësinë e thyerjes së rekordit historik të golave në Ligën Premier, duke pranuar se kjo…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, gjatë diskutimit për raportin e Bashkimit Evropian dhe procesin e integrimit evropian, ka ngritur…
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë gjithmonë se është i hapur për bisedime me udhëheqësit evropianë, u tha gazetarëve të…
Populli dhe shteti i Kosovës nuk mund të mbahen peng nga katër të akuzuarit e Hagës, ka deklaruar juristi nga…