Francisco Conceicao ka rrëfyer këshillën që mori nga Cristiano Ronaldo pasi veshi fanellën me numrin 7, të cilën ylli portugez e kishte mbajtur më herët te Juventusi.
Gjatë një interviste ekskluzive për Cronache di Spogliatoio, anësori foli për përgjegjësinë që sjell ky numër dhe për përvojën e fituar nga bashkëpunimi me pesë herë fituesin e Topit të Artë në Përfaqësuesen e Portugalisë.
None found
“Mora numrin 7 të Ronaldos te Juventusi dhe ai më tha: ‘Kjo është një fanellë me peshë, pasi kam shënuar shumë gola me të’”, tregoi Conceicao.
Futbollisti i Juventusit e cilësoi Ronaldon, i cili aktualisht luan për Al-Nassr, si një njeri të afërt dhe të gatshëm për të ndihmuar lojtarët e rinj me këshillat e tij.
“Kam qenë me Ronaldon për një apo dy vite në kombëtare. Ai është gjithmonë i gatshëm të flasë, është shumë i hapur dhe këshillon të gjithë”, u shpreh portugezi.
Conceicao solli në kujtesë edhe bisedat për periudhën e parë të karrierës së Ronaldos, kur ai luante si anësor. Sipas tij, shpejtësia, aftësia për të dribluar kundërshtarët dhe goditjet me të dyja këmbët ishin ndër elementët që e ndihmuan portugezin të zhvillohej, përpara se të zhvendosej në qendër të sulmit.
Ai theksoi se Ronaldo i ka dhënë mësime të rëndësishme edhe përmes mënyrës se si kujdeset për formën fizike dhe e ushtron profesionin në moshën 41-vjeçare.
“Më ka folur shumë për fillimet e tij si anësor, për shpejtësinë, mënyrën se si kalonte kundërshtarët dhe faktin që mund të godiste me të dyja këmbët. Më pas u bë sulmues dhe u shndërrua në një makinë golash.
Duke parë edhe rutinën e tij të rikuperimit në moshën 41-vjeçare, ndërsa vazhdon të luajë në një nivel kaq të lartë, kupton se sa i përkushtuar është në çdo detaj. Mund vetëm ta falënderoj, sepse kam mësuar shumë prej tij. Ishte nder të punoja përkrah tij”, përfundoi Conceicao.
Mediumi anglez The Athletic ka zbuluar tre objektivat kryesorë që Barcelona tentoi t’i transferonte gjatë afatit kalimtar të verës, por…
Policia ka marrë kontrollin e sheshit “Skënderbej”, duke zmbrapsur pjesën më të madhe të protestuesve pas ndërhyrjes me autobotët e…
Përfaqësuesja e Kosovës në Counter-Strike 2 do të përballet me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit (Esports Mediterranean…
Juljan ShehuNdërsa po luhen minutat e fundit të ndeshjes Widzew Lodz – Zaglebie, 2 - 0, e vlefshme për javën…
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Stamboll pranoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Liability Management Deal of the Year” për vitin 2026,…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj i ka uruar të gjithë shqiptarëve gëzuar ‘Festën e Pavarësisë’ nga bulevardi ‘Dëshmorët e…