Categories: sport

ICMG thërret KOK-un në Athinë për të diskutuar vonesat e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Komiteti Olimpik i Kosovës është ftuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare në një takim që do të zhvillohet më 3 dhe 4 dhjetor në Athinë të Greqisë.

Fokusi i këtij takimi do të jetë situata e krijuar dhe ngecjet në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, të planifikuara të mbahen në Kosovë.

Të lidhura

None found

Procesi i organizimit të kësaj ngjarjeje sportive po përballet me vështirësi, ndaj çështja do të shqyrtohet edhe në nivel ndërkombëtar.

Pas takimit në Athinë, përfaqësuesit e KOK-ut pritet t’ia paraqesin Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 përfundimet e diskutimeve dhe veprimet që duhet të ndërmerren në vijim.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka deklaruar se, pavarësisht pengesave, vazhdon të jetë i angazhuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje në Kosovë.

“Komiteti Olimpik i Kosovës mbetet plotësisht i përkushtuar që Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 të mbahen në Kosovë. Suksesi i LM Prishtina 2030 do të varet nga përkushtimi i të gjitha institucioneve të përfshira”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Takimi i planifikuar në kryeqytetin grek pritet të shërbejë për vlerësimin e gjendjes së përgatitjeve dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm për realizimin e projektit më të madh sportiv të planifikuar ndonjëherë në Kosovë.

të fundit

Spiropali “strikes” Rama: It will get worse, the decision to dismiss me is null and void, made in a closed meeting at one person’s proposal!

Elisa Spiropali, në një dalje për mediat këtë të mërkurë, ka folur për herë të parë për largimin e saj…

4 minutes ago

VIDEO/ Expelled from the Socialist Party, Spiropali speaks: Those who should stay leave and those who should leave stay…

Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga Partia Socialiste me urdhër të Edi Ramës, ka dalë sot në një dalje…

4 minutes ago

Alqi Bllako arrives at the Special Court accompanied by his lawyer

Ish-deputeti i PS Alqi Bllako është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet nga pamjet, Bllako është paraqitur në Gjykatën e…

4 minutes ago

Bajrami challenges Kurti’s report: What happened to the government’s promises?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të raportit të kryeministrit Albin Kurti për arritjet e qeverisjes. Përmes…

4 minutes ago

The National Student Movement: An opportunity for a new political force or a risk of being absorbed by established parties?

Studentët në Shqipëri kanë zyrtarizuar më 21 nëntor 2026 formimin e një organizimi të ri, të quajtur “Lëvizja Studentore Kombëtare”,…

5 minutes ago

Bayern sqaron gjendjen e Musialas dhe zbulon kur nisën shqetësimet shëndetësore

Bayern Munich ka publikuar një komunikatë zyrtare lidhur me gjendjen e Jamal Musialas dhe bisedimet me përfaqësuesit e tij, duke…

8 minutes ago