Prishje kontrate apo pensionim? Vëllai i Ramosit sqaron të ardhmen e mbrojtësit

Vëllai i mbrojtësit të Paris Saint-Germain, Sergio Ramos, Rene ka konfirmuar qëndrimin e spanjollit të klubit francez, teksa ka shtuar se së shpejti do të debutojë.

Por, vëllai i Ramos, Rene ka konfirmuar se asnjëra nga këto nuk do të ndodh, pasi mbrojtësit spanjoll shumë shpejtë do të debutojë me PSG-në.

“Sergio do të luajë për PSG-në sa më shpejt që të jetë e mundur…”, ka thënë fillimisht vëllai i Ramosit, Rene për El Mundo.

“Ai nuk do të pensionohet dhe as nuk do ta prishë kontratën”.

“Nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Sergios”, përfundoi vëllai i mbrojtësit spanjoll.

Mbrojtësi i njohur ende nuk ka debutuar shkaku i dëmtimit dhe e ardhmja e tij ishte shumë e përfolur. /albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 11:38