Prindërit e Pique-s thyejnë heshtjen për ndarjen e tij nga Shakira

Legjenda e Barcelonës, Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira bënë bujë kur zbuluan fundin e marrëdhënies së tyre 12-vjeçare. Ndarja famëkeqe e çiftit vazhdon të tërheqë vëmendjen pas shumë javësh dramatike, por me një kthesë të ndryshme tani që lojtari njoftoi tërheqjen nga Barcelona.

Prindërit e Pique, i cili tani është në lidhje me modelen Clara Chia Marti, thyen heshtjen e tyre për ndarjen e djalit të tyre dhe Shakirës. Joan Pique dhe Montserrat Bernabeu deri më tani kanë heshtur për ndarjen e ish-çiftit, por sipas një gazetari spanjoll, ata më në fund ndanë anën e tyre të historisë.

“Ai po largohet nga Barça tani sepse nuk dëshiron të largohet nga dera e pasme. Ai duhet të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakirën,” thanë prindërit e Pique.

Shakira dhe Pique nuk duan të shkojnë në gjykatë

Kur Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre, filluan menjëherë spekulimet se si do t’i ndanin pasuritë e tyre dhe sigurisht kush do të merrte kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Të dyja palët thuhet se synojnë të arrijnë një marrëveshje për të shmangur shkuarjen në gjykatë.

Megjithatë, ka disa fërkime, pasi Pique dëshiron që fëmijët e tij të qëndrojnë në Barcelonë dhe Shakira dëshiron t’i transferojë ata me të në Miami. Avokatët e tyre thuhet se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin ndërsa përpiqen të zgjidhin çështjet e mbetura./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.11.2022 15:38