Princesha e Spanjës “e dashuruar” me asin e Barcelonës

Princesha spanjolle ka një album fotografik të asit të Barcelonës dhe së fundmi ka blerë një fanellë të firmosur.

Ajo është trashëgimtarja e fronit të Spanjës dhe ai është ylli i madh i Barcelonës

Princesha Leonor e cila është   vajza e madhe e Mbretit Felipe VI të Spanjës dhe Mbretëreshës Letitia e Spanjës është e dashuruar me Gavin.

Leonor është 17 vjeç dhe futbollisti i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës është 18.

Siç shkruan AS në Spanjë, Gavi është simpatia e madhe e princeshës që ka realizuar një album me fotot e tij nga Barcelona dhe Spanja.

Së fundmi Mbreti Philip mori një fanellë të firmosur nga Gavi për të cilën ata thonë se në Spanjë ishte një dhuratë për Leonor.

Shumë vunë re se madhësia e fanellës që Gavi i dha Mbretit pas mposhtjes 7-0 të Spanjës ndaj Kosta Rikës nuk ishte për të, por për princeshën.

Princesha e Asturias ndjek shkollën Atlantic në Glamorgan, Uells dhe është në radhë për fronin spanjoll.

Leonor kishte një lidhje me një të ri brazilian por për shkak të distancës romanca përfundoi. /h.ll/albeu.com


Shtuar 29.11.2022 18:35