Prezantohet Dybala: Në Romë për të fituar, nuk u ndjeva i tradhëtuar nga Interi

Në Romë është dita e Dybala. Në orët para të pasdites ka nisur konferenca për shtyp për prezantimin e argjentinasit në qendrën sportive “Bernardini” në Trigoria.

Pritja e madhe pritet të jetë në mbrëmje ku “La Joya” do të jetë protagonist  në një event-show kushtuar fansave Giallorossi.

Fantazistin në fjalën e tij tha se ai është te Roma për të fituar, ndërsa sa i përket Scudettos, ai u shpreh se është herët për të folur, por e rëndësishme është të rritet niveli i lojës.

“Unë mendoj se është herët për të folur për Scudetton. Ka një dëshirë të madhe nga ana e të gjithëve. Roma ka fituar tanimë disa trofe të rëndësishëm. Të gjithëve u pëlqen të fitojnë, ne  duhet ta bëjmë atë ndeshje pas ndeshje dhe të shohim deri ku do të mbërrijmë”, u shpreh fillimisht Dybala.

Lojtari nuk mundi të shmangej një pyetje në lidhje me Interin dhe faktin që “zikaltërit” e cilësuan si të panevojshëm, a u ndje ai i tradhëtuar?

“Jo, aspak. Që kur mbaroi kontrata ime me Juventusin, agjentët e mi kanë biseduar me shumë skuadra. Unë jam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Marottën për një kohë të gjatë, shumë ekipe janë afruar, pastaj Pinto mbërriti në Torino dhe gjërat kanë ndryshuar”, përfundoi ai. /albeu.com


Shtuar 26.07.2022 14:50