Prezantohet “bisha” e re e Mercedes W13 (VIDEO)

Mercedes ka prezantuar makinën e re “W13” për sezonin e ri.

“Bisha” e re e koleksionit të famshme do të debutojë në pistë në Silverstone të premten. Mercedes W13 është formula e tetë që do të zbulohet zyrtarisht përpara sezonit të ri.

Mercedes i është rikthyer ngjyrës së tij klasike të argjendtë për vitin 2022, pasi garoi me një dizajn të zi për dy vitet e fundit.

Viti 2022 shënon fillimin e një epoke të re teknike për F1 pas një rishkrimi të rregullores që synon të prodhojë gara më të mira, duke çuar në një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin aerodinamik të makinave.

Mercedes do të hyjë në sezonin e ri duke kërkuar të vazhdojë serinë e tij prej tetë titujsh radhazi.

Sezoni i ri i “Formula 1” fillon më 20 mars në Bahrain dhe do të transmetohet në platformën “Artmotion”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.02.2022 19:44