Pretenduan se bënë intervistë me Schumacherin, revista gjermane “bombardohet” nga kritikat

Revista gjermane “Die Aktualle” është përballur me kritika të forta së fundmi, pasi në numrin e fundit publikoi një intervistë ekskluzive, e cila thuhej se ishte realizuar me legjendën e Formula 1, Michael Schumacher.

Teksa për kampionin e F1 nuk dihet asgjë prej aksidentit të rëndë që ai pësoi në vitin 2013 duke bërë ski, revizta pretendonte se kishte komunikuar me të duke zbuluar gjendjen e tij aktuale.

Për shkak se gjendja e tij mbetet sekret, intervista tërhoqi shumë vëmendje, ndërsa kopertina e numrit të revistës përmbante dhe në fotot të pilotit, i buzëqëshur me gruan e tij Corina në krah.

Ata vazhduan të pohojnë se është ‘intervista e parë’ që ai ka dhënë që nga aksidenti i tij në ski.

Familja Schumacher është shumë mbrojtëse ndaj privatësisë së tij dhe kështu u bënë menjëherë pyetje, veçanërisht duke pasur parasysh etiketën ‘duket shumë e vërtetë’ që u shfaq gjithashtu në kopertinë.

Artikulli hapet me fjalitë: “Fol një herë me të. Pyete atë se si po ecën në të vërtetë. Dhe më në fund mori përgjigje pothuajse 10 vjet pas aksidentit të tij tragjik në ski. Asnjë gjysmë-fjali nga miqtë. Por përgjigjet prej tij! Nga Michael Schumacher, 54 vjeç!


Shtuar 19.04.2023 18:11