Mbrojtësi drejt largimit në verë, Reali në kërkim të zëvendësuesit

Real Madrid po mendon për merkaton e verës. Një nga lojtarët që mund të largohet nga madrilenët është mbrojtësi Ferland Mendy.

Ferland Mendy ka luajtur në 90 ndeshje për Real Madridin deri më tani, ai ka shënuar 5 gola për Los Blancos që nga ardhja e tij. Mbrojtësi ishte jashtë fushave të blerta që nga janari, për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe u rikthye të kontribuonte vetëm para pak ditësh.

Gjiganët e La Liga po shqyrtojnë alternativat e tyre për të gjetur zëvendësuesin. Sipas Daily Mail, klubi do të synojë Andy Robertson, anësorin skocez të Liverpool.


Shtuar 24.05.2023 19:01