Pretendimet për transferimin e Vlahovic, Paratici konfirmon të ardhmen e Harry Kane

Drejtori Sportiv i Tottenham, Fabio Paratici ka konfirmuar se Harry Kane është pjesë e rindërtimit të klubit.

Kapiteni i Anglisë ishte në qendër të merkatos së verës që lam pas, duke kërkuar largimin nga “spurs”, por në fund vendosi të qëndrojë.

Në këtë sezon, sulmuesi nuk ka arritur të shënojë apo të asistojë, me tifozët që po nisin ta vërshëllejnë në stadium.

E ardhja e tij u diskutua sërish pas zërave se Tottenham po tentonte nënshkrimin me Vlahovic, por sipas Paraticit, sulmuesi i Fiorentinës u tentua gjatë verës, por oferta nuk u pranua dhe tani Kane do te luajë një rol kyç te “Spurs”. /albeu.com


Shtuar 11.10.2021 12:13