sport

“Presioni ishte i lartë”, Broja pas golit: Jam tepër i emocionuar

Armando Broja e nisi vitin 2024 me gol. Ylli shqiptar realizoi në triumfin 4-0 që skuadra e Chelseat arriti në shtëpi ndaj Preston në duelin e vlefshëm për FA Cup. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shpreh tepër i lumtur për këtë realizim, teksa në prononcimin e dhënë për BBC pas ndeshjes deklaroi:

“Ishte një shfaqe e bukur. Luftuam pak në pjesën e parë për të gjetur golin, por edhe kundërshtarët po mbronin mirë. Pastaj bëmë ndryshime dhe goli i parë e hapi ndeshjen. Në fillim e patëm shumë të vështirë për t’i thyer.

Të lidhura

None found

Ne jemi një skuadër shumë e re, të gjithë e dinë këtë. Kemi një ekip krejtësisht të ri me shumë lojtarë të rinj. Përpiqemi të lidhemi së bashku dhe është mirë ta ndërtojmë këtë gjë për shumë vite në vazhdim.

Momente të tilla janë ato që të bëjnë të lumtur dhe të sjellin një buzëqeshje në fytyrën tënde. Shumë njerëz nuk i shohin ditët e këqija. Ka shumë presion mbi shpatullat kur presin të shënosh çdo ndeshje. Mundohem t’i lë ditët e këqija të kalojnë dhe të shikoj përpara për ditët e mira. Sot ishte një nga ato ditët më të mira.

Të vish nga pankina dhe të luash disa ndeshje dhe të mos shënosh nuk është e lehtë. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që shënova atë gol sot. Shpresoj që të ketë shumë të tjera në të ardhmen”, deklaroi Broja. /abcnews.al

të fundit

Qelaj për vrasjen e Arlinda Zekajt: Viktima nuk kishte paraqitur ankesë tek ne

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…

3 minutes ago

Harry Kane dhe përballjet me Kosovën: golat në Prishtinë, penalltia e pritur dhe triumfet e Anglisë

Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…

11 minutes ago

Hoxhaj: PDK-ja vazhdon të kërkojë mbajtjen në fuqi të Ligjit për Specialen

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…

14 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj sistemit online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, shërbimi ndërpritet një javë para votimit

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…

17 minutes ago

Humb jetën në punë në Itali 20-vjeçari shqiptar, u përmbys rulit gjatë asfaltimit të rrugës

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…

22 minutes ago

Natalie Portman: U përpoqa të dëshmoja se isha vajzë e mirë, mes presionit që nisi që në fëmijëri

Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…

23 minutes ago