Categories: sport

“Ëndërr e bërë realitet”, Broja flet për BBC pas golit historik me Southampton

Armando Broja ka shënuar ditën e sotme golin e parë në Premier League në ndeshjen e parë të nisur si titullar më Southampton përballë Leends Unted.

Sulmuesi i cili është në pronësi të Chelsea theu edhe një rekord, pasi u bë lojtari më i ri i klubit që shënon gol në dubutimin e tij si titullar.

Të lidhura

None found

Pas ndeshjes ylli shqiptar foli për BBC ku u shpreh shumë i lumtur  për golin e tij të parë në elitën e futbollit anglez, duke plotësuar kështu një ëndërr të fëmijërisë së tij.

“Ishte e jashtëzakonshme të luaja për herë të parë në formacion në Premier League, pasi e kisha ëndërruar këtë moment që kur isha tre vjeç./ të shënoja në ndeshjen e parë si titullar, është një ëndërr e bërë realitet për mua, pasi nuk mund të kërkoja për më mirë. Jam në një moment mjaft të bukur të karrierës dhe shpresoj që të vijnë të tjerë akoma më të bukur, me shumë gola. Ishim duke kërkuar fitoren e parë dhe jam shumë i lumtur që e morëm këtu, para tifozëve tanë të mrekullueshëm. Ajo që bëri Redmond ishte e jashtëzakonshme, një vrapim fantastik dhe një pasim perfekt”, deklaroi Broja./albeu.com

të fundit

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

33 seconds ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

6 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

7 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

9 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

24 minutes ago

Pas humbjes në zgjedhje, autoritetet braziliane i heqin pasaportat senatorit Flavio Bolsonaro

Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…

24 minutes ago