sport

Aubameyang te Chelsea, Armando Broja ka një mesazh për sulmuesin gabonez

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Armando Broja, ka mirëpritur sulmuesin më të ri të Chelsea, Pierre-Emerick Aubameyang.

Pas ndeshjes ndaj West Ham, Broja u shpreh se mezi pret të mësojë nga profesionalizmi i Auybameyang.

Të lidhura

None found

“Ai është një lojtar i madh. Ai ka bërë shumë në karrierën e tij deri më tani dhe tani që ai ndodhet te Chelsea, mund të mësoj shumë prej tij. Aubameyang ka bërë shumë mirë te Dortmund, Arsenal dhe Barcelona, kështu që ai është një përforcim shumë i mirë për klubin dhe ekipin.

Jam i emocionuar të mësoj prej tij, është mirë të kesh konkurrencë në ekip”, u shpreh Armando Broja.

Armando Broja ka qenë një emër shumë i nxehtë në merkato, me Chelsea që kanë refuzuar çdo ofertë të ardhur për të. Sulmuesi shqiptar tani është gati të lërë pas spekulimet e merkatos dhe beson tek aftësitë e tij për të luajtur për klubin që ka mbështetur që kur ishte më i vogël.

“Ju shihni spekulime në lajme, por unë jam këtu tani te Chelsea dhe kam firmosur kontratën time të re, kështu që jam i lumtur që jam në këtë klub të mrekullueshëm. Unë kam qenë gjithmonë një person me vetëbesim, kështu që është e rëndësishme ta mbaj këtë dhe të mbetem i sigurt. Do të bëj më të mirën në fushë dhe jashtë saj në çdo mënyre që të mundem. Besoj se mundem”, ka përfunduar Broja./ h.ll/ablbeu.com

të fundit

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

1 minute ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

8 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

10 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

25 minutes ago

Pas humbjes në zgjedhje, autoritetet braziliane i heqin pasaportat senatorit Flavio Bolsonaro

Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…

25 minutes ago