Mbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota, u detyrua të largohej me barelë nga fusha në minutën e 56-të të ndeshjes me Teutën, të cilën durrsakët e fituan 1-0. Dëmtimi i 28-vjeçarit u konsiderua i rëndë dhe u ngritën dyshime se ai mund ta kishte mbyllur sezonin.
Pas ndeshjes Egnatia–Teuta, zyrtari i klubit rrogozhinas, Xhevdet Zekaj, rrëfeu një gjest të presidentit të Teutës, Fatos Troplini. Ky i fundit shkoi në ambientet e Egnatias për t’i uruar shërim të shpejtë Sotës.
None found
Sipas postimit të Zekajt, Troplini iu afrua në korridorin e Arena Egnatias dhe i tha se dëshironte të shkonte te futbollistët e Egnatias për ta takuar nga afër Sotën dhe për t’i uruar shërim.
Zekaj tregoi se të dy u nisën për ta takuar lojtarin, por drejtori Klejdi Zenelaj i njoftoi se Sota ishte larguar tashmë. Troplini mori informacion të plotë për situatën dhe më pas u largua.
Zekaj e cilësoi veprimin si një gjest human, qytetar dhe institucional, duke shprehur vlerësim për Troplinin, drejtuesit e Teutës, trajnerin Braja dhe lojtarët e klubit durrsak. Ai përmendi gjithashtu kulturën dhe infrastrukturën e KF Egnatia-s, si dhe marrëdhëniet me kolegët dhe rivalët.
Në mesazhin e tij, zyrtari i Egnatias theksoi se futbolli nuk lidhet vetëm me rezultatet, pikët dhe rivalitetin, por edhe me respektin, qytetarinë, kujdesin dhe solidaritetin, pavarësisht fanellës që mban një sportist.
Zekaj falënderoi presidentin Fatos Troplini dhe gjithë familjen e Teutës për gjestin, ndërsa Sotës i uroi shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushë, më të fortë dhe të gatshëm për të kontribuar për Egnatian.
“Ky është futbolli që duam dhe sporti që na bashkon”, përfundoi ai në postimin e tij.
Anëtari i LSDM-së dhe ish-drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski, beson se ka zhgënjim tek njerëzit nga efekti i ndryshimit pas…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme, në orën 08:00, një takim në ambientet e Kryeministrisë me ministrat dhe…
Real Madridi ka arritur marrëveshje me Federico Valverden për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, ndërsa mesfushori uruguaian pritet…
Në një akt solidariteti dhe mbështetjeje për fëmijët me sindromën Down, ABI Bank, përmes platformës Smile, së bashku me Credins Bank kanë…
Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në Rrugën e Arbrit, në segmentin që lidh…
26.1% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë ndërmend të shpërngulen për të jetuar dhe punuar jashtë vendit, ndërsa 11.9%…