Categories: sport

Eljon Sota pritet të operohet të martën, Egnatia mund ta ketë jashtë fushës deri në 6 muaj

Eljon Sota do të udhëtojë sot drejt Barcelonës, ku të martën është planifikuar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mbrojtësi i Egnatias pësoi një dëmtim më të rëndë nga sa mendohej në kavilje dhe fibul gjatë ndeshjes me Teutën. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe e nxori nga fusha me barelë. Vetëm pas operacionit pritet të përcaktohet më qartë koha që do t’i duhet për t’u rikthyer.

Sipas detajeve të mësuara nga Newsport.al, shkalla e lartë e dëmtimit pritet ta mbajë 28-vjeçarin larg fushës për një periudhë të gjatë. Duke llogaritur rehabilitimin pas operacionit dhe kohën që i duhet këmbës të jetë sërish në gjendje optimale për stërvitje, mungesa mund të arrijë deri në 6 muaj. Kjo do të thotë se Sota mund ta ketë mbyllur para kohe vitin kalendarik.

Të lidhura

None found

Egnatia mund të llogarisë në shërbimet e tij mes muajve mars dhe prill, në fazën përmbyllëse të Superiores. Në këtë skenar, mbrojtësi do të kishte mundësi të luante rreth 7-9 ndeshje gjithsej, përfshirë edhe gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, nëse rrogozhinasit arrijnë deri aty. Ai nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën në fazën e mbetur të Conference League.

Për trajnerin Nevil Dede, një mungesë kaq e gjatë përbën një goditje të rëndë, pasi Sota është pjesë e rëndësishme e formacionit bazë dhe i jepte siguri prapavijës së Egnatias. Mbrojtësi shtatlartë po shihej gjithashtu si kandidat serioz për një ftesë nga Rolando Maran.

Trajneri i Kombëtares shqiptare ndodhej në stadiumin e Rrogozhinës për ta vëzhguar Sotën, por dëmtimi i ka penguar planet e tij për ta ndjekur më tej lojtarin.

të fundit

21st day of protests: Students enter University of the Arts and call for a boycott, then head to the Faculty of Law

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në…

2 minutes ago

Tributes to diplomat Bashkim Zeneli, an emotional Namik Dokle says: We have lost a good man

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, i cili është ndarë nga jeta. Në…

3 minutes ago

Bank robbery in Tirana: Masked suspect flees on a scooter

Detaje të tjera bëhen me dije nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së…

3 minutes ago

VIDEO/ Footage released of fatal accident in Shkodër: Car strikes woman walking on sidewalk at speed

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku për pasojë humbi jetën një 67-vjeçare e cila ishte duke ecur në…

3 minutes ago

Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten, në shqyrtim tri projektligje

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në ora 12:00. Në mesin e pikave të propozuara për…

3 minutes ago

After “Pink October,” the aim is more screenings and earlier breast cancer detection

Me fillimin e muajit nëntor, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur fushatën e “Tetorit Rozë”, muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të…

3 minutes ago