Categories: sport

Egnatia fiton ndaj Teutës, por humb Eljon Sotën për pjesën e mbetur të vitit

Egnatia siguroi fitoren 1-0 ndaj Teutës, por ndeshja solli një lajm të rëndë për skuadrën rrogozhinase. Mbrojtësi Eljon Sota u dëmtua rëndë dhe u detyrua të largohej nga fusha me barrelë, i shoqëruar nga stafi mjekësor, përpara se të transportohej në spital.

“Newsport.al” ka mësuar se Sota iu nënshtrua vizitave në qendrën shëndetësore, ku u përcaktua shkalla e dëmtimit. Sipas raportimeve, mbrojtësi ka pësuar thyerje të kaviljes, një dëmtim që praktikisht e mbyll vitin për të.

Të lidhura

None found

Situata e detyron Egnatian të kërkojë me urgjencë zgjidhje alternative në këtë repart, veçanërisht pasi kalendari i ekipit të Nevil Dedes po ngjeshet gjithnjë e më shumë. Ky është dëmtimi i radhës për rrogozhinasit gjatë këtij sezoni, pas problemeve të Bakayokos, Bitrit dhe Fernandos. Bakayoko vazhdon të jetë ende jashtë fushave.

të fundit

Leipzig përcakton çmimin për Grudën: 100 milionë euro

Duke e parë interesimin e skuadrave të mëdha evropiane për shërbimet e Brajan Grudës, drejtuesit e Leipzigut tashmë kanë vendosur…

2 minutes ago

Konfiskohen 16 milionë euro pasuri në Vlorë, ishin siguruar me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro…

3 minutes ago

Bajrami paralajmëron: “Energjia mund të ndërpritet kurdo dhe kudo” për 60 ditët e ardhshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar vendimin e Kuvendit për miratimin e masave emergjente në…

3 minutes ago

Despotovski: Zhgënjim nga “Revolucioni Laraman”, por ngjarjet në Serbi shërbejnë si paralajmërim për elitën politike

Anëtari i LSDM-së dhe ish-drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski, beson se ka zhgënjim tek njerëzit nga efekti i ndryshimit pas…

20 minutes ago

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në Kryeministri, në fokus zgjedhjet vendore të 9 majit 2027

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme, në orën 08:00, një takim në ambientet e Kryeministrisë me ministrat dhe…

22 minutes ago

Federico Valverde dhe Real Madridi gjejnë akordin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2031

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Federico Valverden për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, ndërsa mesfushori uruguaian pritet…

26 minutes ago