Presidenti i PSG-së i sigurtë: Mbappe dëshiron të qëndrojë 100%

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka bërë të ditur se ylli i skuadrës, Kylian Mbappe do qëndrojë në “Parkun e Princave”.

Francezi është i lidhur me largimin dhe kalimin te Real Madrid, meqenëse ende nuk e ka rinovuar kontratën.

Pavarësisht që PSG-ja e humbi titullin këtë edicion, Al-Khelaifi tha se Mbappe nuk do largohet.

“Është francez, është parisien. Ka kontratë dhe dëshiron të qëndrojë 100 për qind”.

“Për mua, Mbappe është lojtar i PSG-së dhe do mbetet. Nuk jam i shqetësuar”, deklaroi ai për L’Equipe.

Ndërkohë, kontrata momentale Mbappes i skadon vitin tjetër.

Shtuar 24.05.2021 09:16