Presidenti i La Ligës apel Barcelonës: Rrisni të ardhurat, ose …

Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, edhe një herë vuri në dukje problemet e menaxhimit të Barçës këtë javë. Ai ka konfirmuar se klubi katalanas duhet të ulë faturën e pagave për të bërë blerje gjatë merkatos së verës.

Pasi luftoi për të regjistruar Gavin në La Liga, Barcelona më në fund ia doli falë një vendimi të favorshëm të gjykatës. Por sipas Tebasit, klubi “Blaugrana” do të duhet të shtrëngojë seriozisht rripat për të blerë gjatë verës. Shefi i La Ligës e sulmoi sërish Barçën për bilancet e saj.

“Barça përmes disa manovrave financiare arriti paguante shpenzimet e këtij sezoni, por jo ato të sezonit të ardhshëm”, tha Tebas gjatë fjalës së tij duke trazuar opinionin sportiv katalanas, por edhe përtej kufijve të tyre.

“Ose ata duhet të rrisin të ardhurat, ose nëse nuk i rrisin, duhet të ulni shpenzimet duke shitur lojtarë. Gjithashtu mund të bëni një përzierje të të dy opsioneve. Ata do të duhet të ulin faturën e pagave me rreth 200 milionë euro”, vijoi ai.


Shtuar 22.02.2023 17:07