Presidenti i La Liga-s: Bale është çelësi i transferimit të Mbappes te Real Madrid

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas mendon se Real Madrid mund ta transferojë Kylian Mbappen në verë.

 

Francezi që një kohë të gjatë është në ‘radarin’ e “Los Blancos”, derisa ka gjasa që transferimi të ndodh, nëse lojtari refuzon rinovimin me PSG-në.

Tebas mendon se Real Madrid mund ta realizojë transferimin e Mbappes, mirëpo fillimisht duhet të shikojnë situatën e Bale.

“Madrid mund ta transferojë Mbappen. Por, fakti është se Reali duhet të fokusohet në probleme tjera. Bale është çelësi shkaku i pagës së lartë”.

“Do ishte mirë për La Liga-n që Mbappe të luante në Spanjë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Tebas gjithashtu konfirmoi se tifozët do rikthehen në stadium gjatë muajit gusht.


Shtuar 1.06.2021 22:59