Presidenti i La liga: Reali ka para për blerjen e Mbappe dhe Haaland

Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka deklaruar se Real Madrid ka para për të blerë Haaland dhe Mbappe.

“Real Madrid ka para të mjaftueshme për të transferuar të dy, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland verën tjetër”.

Ndërkohë, Mbappe verën tjetër do jetë agjent i lirë nëse nuk rinovon me PSG dhe Reali thuhet se ka marrëveshje personale ku do e paguajnë plotë 30 milionë euro për sezon.

Kurse, Haaland ka klauzolë të lirimit vitin tjetër me vlerë 75 milionë euro. albeu.com/


Shtuar 13.09.2021 17:00