Luftë e ftohtë mes PSG dhe LaLiga, pas rinovimit të Kylian Mbappe me kampionët e Francës. Javier Tebas, presidenti i LaLiga, shpërtheu pas lajmeve për nënshkrimin e sulmuesi.
“Ajo që PSG do të bëjë duke rinovuar me Mbappe me shumë të mëdha parash dhe më vonë të pësosh humbje 700 milionë euro në sezonet e fundit dhe të kesh më shumë se 600 milionë euro paga, është një sulm për futbollin. Al-Khelaifi është po aq i rrezikshëm sa Super League”, shkruante Tebas në Twitter.
Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, i është përgjigjur sot Tebas, gjatë konferencës së Mbappe pas rinovimit.
“Ndoshta Tebas është i shqetësuar se Ligue 1 bëhet më e fortë se LaLiga. LaLiga nuk është e njëjtë si tre apo katër vite më parë.
Ne kemi Mbappe, ai qëndron me ne dhe pjesa tjetër nuk është se më intereson shumë”, është shprehur presidenti i PSG para mediave. /h.ll/albeu.com