Presidenti i Interit, Steven Zhang foli në një event nga Corriere della Sera duke thënë disa deklarata rreth klubit të tij.
“Si një kompani që operon në botën e futbollit, mendoj se puna jonë kryesore është të prezantojmë një ekip konkurrues për të lumturuar tifozët që i ndjekin. Ne kemi nevojë për lojtarë të fortë në fushë, qëllimi ynë për sezonin e ardhshëm nuk ka ndryshuar nga të mëparshmet.
Ne duam të jemi në gjendje të argëtojmë tifozët tanë duke punuar shumë dhe duke ofruar performancën më të mirë sportive. Më pas renditja do të jetë ajo që do mbetet, por në fillim të çdo sezoni synimi është gjithmonë maksimumi në çdo ndeshje dhe kompeticion, në të cilën ne marrim pjesë sepse jemi Inter dhe e dimë vlerën tonë.
Kjo është ajo që ne jemi përpjekur të bëjmë 5-6 vitet e fundit dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë në të ardhmen. Është një angazhim që përpiqemi ta mbajmë gjithmonë”, është shprehur numri një i zikaltërve./ h.ll/albeu.com