Inter, Zhang: Sezonin tjetër do të jemi më konkurrues

Presidenti zikaltër, Steven Zhang, ka folur pas takimit me drejtuesit e lartë për të përshkruar merkaton, Inzaghin, konkurreshmërinë dhe qëndrueshmërinë ekonomike, me shitjet e mundshme dhe shtyllat e së ardhmes.

“Ne sigurisht do të vazhdojmë me Inzaghin, unë shoh përfshirjen e tij të madhe në botën tonë zikaltër. Ai ka mbështetjen e të gjithëve. Me të ka një qetësi të madhe në mjedisin tonë.

Qëllimi ynë është të qëndrojmë konkurrues dhe të luftojmë për trofetë e rëndësishëm, duke synuar më të mirën, duke u përpjekur për të bërë akoma edhe më mirë sezonin e ardhshëm.

Duke qenë një nga klubet më të rëndësishëm në botë, ne duhet të jemi të qëndrueshëm në të gjitha nivelet, me punonjësit, menaxherët, lojtarët, duke marrë parasysh strukturën e kostos.”

Gjithashtu Zhang foli edhe për merkaton duke e prekur në përgjithësi.

“Sezonin e ardhshëm ne duhet të jemi më konkurrues se më parë. Do të bëjmë merkato me lojtarë vendimtarë dhe kryesorë, rezultatet e mira janë gjithmonë objektivi ynë kryesor.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.05.2022 21:35