Presidenti i federatës saudite: Dëshiroj të shoh CR7 te kampionati ynë

Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur te Manchester United dhe tashmë kjo gjë dihet.

Nga Arabia Saudite vjen një thirrje e rëndësishme për portugezinm, i cili së shpejti mund të profilizojë një të ardhme  ndryshe për ish-yllin e Real Madrid.

“Sot nuk është e mundur sepse merkatoja jonë e transferimeve është e mbyllur, por ne do të dëshironim të shihniom një lojtar si Cristiano Ronaldo të luajë në ligën saudite”, tha Yasse Al-Misehal, presidenti i federatës saudite.

“Jam i sigurt që të gjithë dinë për arritjet dhe rekordet e Cristiano Ronaldos, i cili është gjithashtu një model i madh si lojtar”, shtoi ai./ h.ll/albeu.com