Presidenti i AFA-së, Tapia e konfirmon: Do ta nderojmë Messin me një gjë të veçantë

Në botën e futbollit ka shumë simbole të rëndësishme dhe një prej tyre është numri dhjetë, sidomos kur flasim për skuadrën e futbollit të Argjentinës.

Numrin dhjetë në shpinë zakonisht e mbajnë yjet më të mëdhenj të kombëtares dhe liderët në fushë si Diego Armando Maradona apo Lionel Messi.

Disa vite më parë, drejtuesit e Federatës Argjentinase donin të tërhiqnin numrin dhjetë për nder të Diego Maradonës, por dëshira e tyre nuk u plotësua për shkak të rregullave të FIFA-s, pasi numrat 1 deri në 23 duhet të përdoren në garat e mëdha.

Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar dhe në bazë të kësaj, Lionel Messi mund të marrë një njohje jashtëzakonisht të merituar.

Sipas presidentit të Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio ‘Chiqui’ Tapia, kur Messi të përfundojë karrierën e tij ndërkombëtare, 10-të e tij do të pensionohen.

“Kur Messi t’i thotë lamtumirë kombëtares, ne nuk do të lejojmë askënd të mbajë numrin dhjetë pas tij. Ne do ta tërheqim numrin dhjetë për gjithë jetën. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të”, tha presidenti të Federatës.

Messi deri më tani ka luajtur 180 ndeshje për kombëtaren argjentinase dhe shënoi 106 gola, dhe në ekipin kombëtar fitoi Kupën e Amerikës në 2021 dhe Kupën e Botës në vitin 2022, duke e bërë atë futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. /Telegrafi/


Shtuar 31.12.2023 15:01