Pasi kampionati francez i futbollit Ligue 1 filloi javën e kaluar, sot edicioni garues 2021/22 do të nis edhe në tri kampionate të tjera të mëdha evropiane.
Bëhet fjalë për kampionatin anglez Premier Ligë, atë spanjoll La Liga dhe Bundesliga gjermane, përcjellë KosovaPress.
Të lidhura
None found
Siparin e Premierligës do ta heq ndeshja ndërmjet Brentfordit dhe Arsenalit e cila zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Brentford Community Stadium”.
La Liga po ashtu starton nga ora 21:00 më ndeshjen ndërmjet Valencias dhe Getafes, kurse në Gjermani zhvillohet derbi ndërmjet Bayern Munihut dhe Borrusia Munchegladabit.
Sot, gjithashtu fillon edhe kampionati holandez Eredevise me ndeshjen Eagles – Herevensen që zhvillohet nga ora 20:00.
